Olympia Education
Kush jemi ne
Të frymëzuar nga dashuria për dijen, natyrën, sportin dhe fëmijët, krijuam OLYMPIA-n. OLYMPIA është një hapësirë ku fëmijët rriten dhe mësojnë duke qenë në lëvizje, duke eksploruar dhe duke qenë kuriozë.
Pse OLYMPIA?
Emri vjen nga mali i Olimpit në Greqi i cili është mali i perëndive dhe origjina e Lojërave Olimpike. Të dyja këto përfaqësojnë vizionin tonë të edukimit më pranë natyrës (mali) dhe sportit (Lojërat Olimpike).
More Than Learning. A Way Of Life.
230+
Fëmijë të lumtur
Fëmijë që kanë kaluar përvojën unike të Olympia-s — duke mësuar përmes natyrës, lojës
dhe kujdesit emocional. Të rritur në një mjedis ku dashuria, respekti dhe liria janë themeli
i çdo dite.
28k+
Orë kujdesi dhe edukimi
Stafi ynë i përkushtuar ka investuar mijëra orë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve me
vëmendje, dashuri dhe përkushtim profesional.
15+
Evente të realizuara
Nga Festivali i Pranverës, te kampet verore, ekskursionet natyrore dhe aktivitete
kulturore, Olympia ofron përvoja unike që mbeten kujtime të paharruara për fëmijët dhe
familjet.
Olympia
Përse të zgjidhni Olympia
- Mësim në Natyrë Në Olympia, natyra është pjesë e përditshme e procesit mësimor. Ne besojmë se fëmijët
mësojnë më mirë kur janë të lirë të eksplorojnë, të prekin, të ndiejnë dhe të kuptojnë
botën reale përmes shqisave të tyre. Aktivitetet edukative zhvillohen në ambiente të
jashtme sa herë që moti e lejon: në parkun e gjelbër, gjatë shëtitjeve në natyrë apo në
ekskursione pranë zonave të gjelbra. - Fokus te Lëvizja Lëvizja është thelbësore për zhvillimin e trurit dhe mirëqenien emocionale të fëmijës.
Programi ynë është ndërtuar mbi aktivitete fizike të përditshme – nga yoga për fëmijë, tek
lojërat e organizuara, kërcimi dhe ritmet muzikore. - Zhvillim Holistik – Mendje, Zemër dhe Trup Metodologjia e Olympia përfshin të gjitha dimensionet e fëmijës: zhvillimin emocional,
social dhe fizik. Fëmijët mësojnë përmes lojës së strukturuar dhe të lirë, ndërveprimit me
të tjerët dhe përfshirjes në aktivitete të shumëllojshme që stimulojnë mendimin kritik,
vetë-shprehjen dhe bashkëpunimin. - Fëmijët të Vlerësuar dhe të Dëgjuar Çdo fëmijë është unik dhe në Olympia ai trajtohet si i tillë. Ne punojmë me grupe të vogla
për të siguruar kujdes individual, për të ndjekur progresin personal të secilit dhe për tëndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, të ngrohta dhe mbështetëse midis edukatoreve dhe fëmijëve. - Partneritet i ngushtë me Prindërit Prindërit janë pjesë e pandarë e komunitetit Olympia. Komunikimi i vazhdueshëm,
raportet individuale, takimet periodike dhe përfshirja në evente apo festa, e bëjnë këtë një
marrëdhënie të shëndetshme, transparente dhe të mbështetur në besim. - Program Edukativ i Hartuar me Kujdes Korrikula është krijuar për të stimuluar zhvillimin e fëmijës sipas fazave të tij natyrore,
duke kombinuar metodologji bashkëkohore me eksperiencën praktike. Përfshin gjuhë,
logjikë, arte, eksperimente shkencore, aktivitet fizik, mjedis dhe emocione – gjithmonë të
integruara në mënyrë tërheqëse.