Grupi 3

Grupi 3
Grupi 3
5-6 vjeç (Parashkollori)
  • Programi është gjithëpërfshirës dhe i pasur me përvoja praktike,sport,shkenca,art dhe eksplorim natyror.
  • Ky grup përgatitet për kalimin e suksesshëm në klasën e parë.

Aktivitetet

  • Matematikë Mësojmë numra, forma gjeometrike, krahasime, klasifikime dhe zgjidhje problemesh përmes lojërave konkrete. Fëmijët përdorin mjete vizuale, gjeometri fizike dhe situata reale për të kuptuar konceptet.
  • Shkrim dhe Përgatitje për Abetaren Përgatitemi për abetaren me ushtrime të bukura: vizatime me modele, mbushje me pika, shkronja në ajër dhe ushtrime motorike fine. Fëmijët zhvillojnë koordinimin sy-dorë dhe përvetësojnë shkronjat me lehtësi.
  • Lexim dhe Gjuhë Zhvillojmë aftësitë gjuhësore përmes dëgjimit të tregimeve, leximit me rrokje dhe ndërtimit të fjalive. Fëmijët mësojnë të shprehen, të tregojnë histori, dhe të komunikojnë me vetëbesim në grup.
  • Krijimtari dhe Art Përmes ngjyrave, vizatimeve, krijimeve me materiale të riciklueshme dhe natyrore, fëmijët shprehin veten, nxisin imagjinatën dhe zhvillojnë sensin estetik.
  • Muzikë dhe Ritëm Luajmë me instrumente të thjeshta, këndojmë këngë edukative dhe eksplorojmë botën përmes tingujve. Kjo ndihmon në zhvillimin e dëgjimit, ritmit dhe ndjeshmërisë emocionale.
  • Edukim përmes Natyrës dhe Eksperimenteve Shëtitje edukative, mbjellje, vrojtime të fenomeneve natyrore, eksperimente të thjeshta shkencore që nxisin kuriozitetin dhe të menduarit kritik.
  • Zhvillim Fizik dhe Lëvizje Aktivitete që ndihmojnë zhvillimin motorik të madh: pengesa, lojëra me top, ekuilibër, yoga për fëmijë dhe shumë lojëra në natyrë.